Monday, February 24, 2014

Ja pse u ndane Blero e Teuta



Çifti VIP qe tashme thuhet se i kane dorezuar letrat per shkurorezim ne Gjykate, thuhet se kete veprim e kane ndermarre per shkak te nje femre. Me konkretisht per shkak te modeles seksi Morena Taraku.
Burime te Express thone se Blero dhe Morena po “ziejne” diçka me njeri- tjetrin prej kohes kur kane nisur bashkepunimin per realizimin e kenges “My Love” per Morenen, e cila eshte publikuar se fundmi.
I njejti burim thote se muaj me pare e ka pare çiftin qe tashme jane ne proces te divorcit me vajzen e tyre Tara, ne nje pishine ne Prishtine duke qendruar shume larg njeri tjetrit


Skandal: Veç pse i shau, e lidhin dhe e varin te moshuarin ne eskavator (Video)

Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi ne kete video qe po ben xhiron ne rrjetin social facebook dhe qe eshte xhiruar ne nje fshat te Beratit. 

Dy te rinj kapin dhe lidhin me litar nje person rreth te 50-tave dhe çdo gje e filmojne dhe e hedhin ne rrjet tek faqja FB “Jeta osht qejf” 

Ajo qe per te moshuarin eshte tmerr, per te rinjte e papergjegjshem eshte argetim. 

Me litarin e lidhur rreth shpatullave ata e varin ne koven e nje eskavatori mbi lumin, ku duket se mjetet e renda punojne ne nje lavatriçe zhavorri. 

I pafuqishem ndaj dy te rinjve, 50-vjeçari kercenon se do te vetehelmohet ne momentin kur ata e mbanin me force dhe e lidhnin. Pamjet pa koment te publikuara ne rrjetin social “jeta osh qef” ane pa koment, por kane ngjallur irritim e te gjithe komentuesve ne rrjetin social.


Perleshen per kengen e Gold AG, plagoset 1 person


Sipas nje raporti te Policise se Kosoves sot ne Prishtine jane plagosur 2 persona.

Shkaqet akoma nuk dihen, por sipas deshmitareve thuhet se A.F. (18 vjec) kishte pasur nje zenke me D. B (22 vjec).

Gjithcka kishte filluar me nje diskutim te thjeshte per kengen e Gold AG "Shqiptar" dhe kishte mbaruar me rrahje. Me pas A.F nxorri thiken dhe e qelloi 2 here ne bark D.B. 

Me pas, A.F. tentoi te ikte nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia me ndihmen e disa personave tjere. Gjate tentim ikjes ai u godit nga nje person dhe kjo e beri kapjen e tij me te lehte.

A.F. eshte 30 dite ne paraburgim, kurse D.B eshte ne emergjence dhe jashte rrezikut per jete.

Sunday, February 23, 2014

"Ateistet e Kosoves kerkojne te denohet Gold AG"

Ne youtube eshte plasuar nje video me titull "Ateistet e Kosoves kerkojne te denohet Gold AG"

Shikojeni per cfare behet fjale:

Buzhala e mbyll debatin me Gold AG me kengen “hysen”


Deputeti i PDK-se, Berat Buzhala, ka vendosur ta mbyll debatin me Gold AG.
Fundi i ketij debati, e ka “fatin” te permbyllet me kengen e reperit Unikkatil, “Hysen”, me te cilen vet deputeti Buzhala thote se kjo çeshtje mbyllet me ate kenge.
“Mos ma prishni, po du me e permbylle debatin tim me Gold'in me nje kange te Unikatilit . Njerez jemi edhe ne qe merremi me jete publike. Prandaj, i gjendur nen nje bresheri sulmesh prej me kanibalistesh, sadistesh e ku e di une se cka tjeter - por doren ne zemer edhe i perkrahur si kurre me pare - deshiroj ta mbylle kete ceshtje me kangen Hysenit . Enjoy it Gold AG & Baton AG dhe ju gjysemanalfabet....”, shkruan deputeti Buzhala ne profilin e tij ne Facebook.
Kenga “Hysen” e Unikkatilit, eshte vleresuar si nje nga “dissat” me te forte qe eshte bere ndonjehere ne historine e repit shqiptar.


Reagimi i Unikkatilit per kengen e Gold AG

Edhe Unikkatili reagon per kengen e Gold AG.

Kjo si duket pasi edhe ai u perfol se kishte shkruar dicka per kete kenge.

Keshtu shkruan ne faqen e tij zyrtare:

Shqiptaret qe luftojne ne Siri i pret burgu edhe ne Shqiperi


Pas krijimit te Projektligjit nga Qeveria e Kosoves per denimin e atyre shtetasve qe luftojne jashte vendit, nje gje e tille pritet ta beje edhe shteti i Shqiperise.
Institucionet e Shqiperise pritet te ndryshoje Kodin Penal, duke e cilesuar angazhimin e shtetasve shqiptare per te luftuar ne Siri apo ne konflikte te ngjashme si veper penale.
Top Channel ka mesuar se  Projektligji eshte duke marre formen e tij perfundimtare nga nje grup deputetesh, mes te cileve eshte edhe Kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ata propozojne  miratimin e disa dispozitave qe penalizojne shtetasit shqiptare, te cilet pa pasur shtetesine apo vendbanimin ne shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qene pjese e formacioneve te rregullta ushtarake te paleve nderluftuese, marrin pjese ne konflikte te armatosura.
Inicuesit e Projektligjit pritet t’i propozoje Parlamentit denimin me mbi dhjete vjet burg per ata persona te cileve u provohet pjesemarrja ne luftera te tilla.
Siç raporton Top Channel, thelbi propozimit, i cili ka marre edhe bekimin e partnereve nderkombetare te sigurise, eshte ky: “Shtetasit shqiptare, qe nuk kane njekohesisht dhe shtetesine e ndonjeres prej paleve nderluftuese ne konflikte te armatosura qe zhvillohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ketej e tutje do te denohen me masa te konsiderueshme burgimi”.
Nje burim prane grupit te punes, po ashtu, i ka deklaruar Top Channel se “kronikat dhe faktet e fundit te raportuara nga Siria per shtetas shqiptare qe marrin pjese apo kane humbur dhe jeten ne luftimet qe zhvillohen ne ate shtet, kane sjelle ne vemendjen e autoriteteve dhe ligjvenesve shqiptare nevojen urgjente per nderhyrje ne Kodin Penal”.
/lajmi.net

Ndahen Blero-Teuta

Çifti i njohur Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharremi – Blero, thuhet se jane shkurorezuar. Burime te KosovaPress brenda Gjykates bejne te ditur se ata tashme i kane dhene fund marteses se tyre, te pakten sipas letrave.
Sipas procedurave, te dy jane pajtuar qe t’i japin fund marteses dhe tashme e kane nenshkruar. I kontaktuar nga KosovaPress, Blero e ka mohuar nje gje te tille.
“Kjo eshte e re per mua, nuk eshte aspak e vertete, disa fjale qarkullojne por tash çfare te bejme, ne njerezve nuk mund te ju mbyllim gojen, sot po e degjoj kete”, ka thene ai.
I pyetur se ne perkujdesje te kujt ka mbetur vajza dhe a kane perfunduar procedurat e shkurorezimit, ai nuk pranon te flet per to. “Jo, kjo nuk eshte aspak e vertete”, ka thene ai.
Por, edhe njerez te afert me ta flasin per ndarjen e tyre, madje bejne me dije se Tara, vajza e tyre, ka mbetur nen kujdesin e se emes.

Euro 2016, shorti: Shqiperia ne grup me Serbine dhe Portugaline

Shqiperia do te kete pune ne kualifikimet per kampionatin evropian, Euro 2016, me Portugaline dhe me fqinjin tone verior, Serbine.

Shorti i kualifiimeve per Euro 2016 qe do te mbahet ne France u mbajte ne Nice, tekas skuadrat ishin te ndara ne pese vazo, varesisht nga rezultatet e arritura dhe rangimi i tyre ne UEFA.
Shqiperia nga ky short ka marre grupin me te veshtire te mundshem. Danimarka dhe Armenia jane ekipe qe kane lojtare kualitative dhe jane kombetare te deshmuara se fundmi, teksa Serbia eshte rival i perbetuar si ne rrafshin politik, ashtu dhe ne ate sportiv. Portugalia eshte e qarte se eshte favorit i ketij grupi, por mbetet te shihet si te reflektoje De Biasi dhe nese edhe Adnan Januzaj do te jete i perfshire ne kombetaren shqiptare, e qe do te ishte nje lehtesim i madh.
Zvicra e perforcuar me gjashte shqiptare do te kete perballe Angline e Roy Hodgson, ne nje grup relativisht te lehte, teksa edhe kampionia e botes Spanja nuk do te kete shume pune te veshtire. (shiko me poshte grupet).
Jane gjithsej tete grupe me nga gjashte skuadra dhe nje grup tjeter me pese skuadra.
Ne keto grupe, do te jene nga dy skuadra qe do te kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi me i mire ne vendin e trete, teksa ekipet e mbetura te vendit te trete do te luajne ne play-off.

Fytyra e De Biasit pasi mesoi se Portugalia eshte kundershtar ne Grupin I...
Kualifikimet do te zhvillohen kesaj radhe me reforme ne ate qe quhet java e futbollit. Nje jave e tere do te jete e rezervuar per futbollin e kombetareve, te cilat do te shperndahen proporcionalisht me te drejtat televizive ne secilen dite nga nje ndeshje.
Reformat e UEFA-s besohet se jane bere per te reduktuar numrin e ndeshjeve te kombetareve gjate sezonit, ne menyre qe klubet te fokusohen me shume ne aktivitetet e tyre ne garat tjera dhe lojtaret te jene me te pushuar.
Mbetet te shihet si do te funksionoje ky sistem, por nje gje eshte e sigurte – shpresa e futbollit kosovar qe kombetarja jone te marre pjese ne kampionatin evropian bartet per Euro 2020. /Telegrafi/

Grupi A
Holanda
Çekia
Turqia
Letonia
Islanda
Kazakistani

Group B
Bosnja
Belgjika
Izraeli
Uellsi
Qipro
Andorra

Group C
Spanja
Ukraina
Slovakia
Bjellorusia
Maqedonia
Luksemburgu

Group D
Gjermania
Irlanda
Polonia
Skocia
Gjeorgjia
Gjibraltari

Group E
Anglia
Zvicrra
Sllovenia
Estonia
Lituania
San Marino

Group F
Greqia
Hungaria
Romania
Finlanda
Irlanda Veriore
Islanda

Group G
Rusia
Suedia
Austria
Mali I Zi
Moldavia
Lihtenshtajni

Group H
Italia
Kroacia
Norvegjia
Bullgaria
Azerbaixhani
Malta

Group I
Portugalia
Danimarka
Serbia
Armenia
Shqiperia
*Franca (Ekipet e Grupit I do te luajne nga dy ndeshje me Francen, ne forme miqesore, pa vlere pikesh. UEFA ka vendosur t’ia garantoje vendit nikoqir miqesore me ekipet e grupit te fundit, por e perserisimi pa vlere pikesh). 

/Telegrafi/

Labit i premtohen 3500 euro, por i merr vetem 100

Ai njihet si nje nga kengetaret me te shtrenjte, me te paguar dhe me te kerkuar te skenes.
Çmimi per nje angazhim te tij ne ndonje mbremje apo koncert, qofte brenda apo jashte Kosoves, arrin shifren prej me shume se 3.500 eurosh.
Ndonese gjithmone e ka treguar anen e tij humanitare duke kenduar ne koncerte per njerezit qe kane nevoje, siç duket jo çdo organizator mund te jete i perpikte ne pagesa.
Nje ngjarje e pakendshme i ka ndodhur kengetarit te njohur kosovar, Labinot Tahiri, vetem pak dite me pare ne nje koncert ne Tetove.
Nje reklame e madhe per ardhjen e tij atje kishte nisur te behej per jave te tera. Mbremja kishte filluar dhe ishte mbajtur ashtu siç duhet, por kur ka ardhur momenti qe te kryhet pagesa, Labi ka hasur ne veshtiresi dhe keqkuptim me organizatoret, te cilet nuk i kane paguar shumen per te cilen edhe ishin dakorduar me pare.
Tahiri as qe ka mundur ta shohe shifren prej 3.500 eurosh nga ajo mbremje, por eshte larguar ne drejtim te Kosoves vetem me 100 euro, pasi organizatoret kane refuzuar t’i bejne pagesen, transmeton Zhurnal.mk.