Sunday, February 23, 2014

Euro 2016, shorti: Shqiperia ne grup me Serbine dhe Portugaline

Shqiperia do te kete pune ne kualifikimet per kampionatin evropian, Euro 2016, me Portugaline dhe me fqinjin tone verior, Serbine.

Shorti i kualifiimeve per Euro 2016 qe do te mbahet ne France u mbajte ne Nice, tekas skuadrat ishin te ndara ne pese vazo, varesisht nga rezultatet e arritura dhe rangimi i tyre ne UEFA.
Shqiperia nga ky short ka marre grupin me te veshtire te mundshem. Danimarka dhe Armenia jane ekipe qe kane lojtare kualitative dhe jane kombetare te deshmuara se fundmi, teksa Serbia eshte rival i perbetuar si ne rrafshin politik, ashtu dhe ne ate sportiv. Portugalia eshte e qarte se eshte favorit i ketij grupi, por mbetet te shihet si te reflektoje De Biasi dhe nese edhe Adnan Januzaj do te jete i perfshire ne kombetaren shqiptare, e qe do te ishte nje lehtesim i madh.
Zvicra e perforcuar me gjashte shqiptare do te kete perballe Angline e Roy Hodgson, ne nje grup relativisht te lehte, teksa edhe kampionia e botes Spanja nuk do te kete shume pune te veshtire. (shiko me poshte grupet).
Jane gjithsej tete grupe me nga gjashte skuadra dhe nje grup tjeter me pese skuadra.
Ne keto grupe, do te jene nga dy skuadra qe do te kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi me i mire ne vendin e trete, teksa ekipet e mbetura te vendit te trete do te luajne ne play-off.

Fytyra e De Biasit pasi mesoi se Portugalia eshte kundershtar ne Grupin I...
Kualifikimet do te zhvillohen kesaj radhe me reforme ne ate qe quhet java e futbollit. Nje jave e tere do te jete e rezervuar per futbollin e kombetareve, te cilat do te shperndahen proporcionalisht me te drejtat televizive ne secilen dite nga nje ndeshje.
Reformat e UEFA-s besohet se jane bere per te reduktuar numrin e ndeshjeve te kombetareve gjate sezonit, ne menyre qe klubet te fokusohen me shume ne aktivitetet e tyre ne garat tjera dhe lojtaret te jene me te pushuar.
Mbetet te shihet si do te funksionoje ky sistem, por nje gje eshte e sigurte – shpresa e futbollit kosovar qe kombetarja jone te marre pjese ne kampionatin evropian bartet per Euro 2020. /Telegrafi/

Grupi A
Holanda
Çekia
Turqia
Letonia
Islanda
Kazakistani

Group B
Bosnja
Belgjika
Izraeli
Uellsi
Qipro
Andorra

Group C
Spanja
Ukraina
Slovakia
Bjellorusia
Maqedonia
Luksemburgu

Group D
Gjermania
Irlanda
Polonia
Skocia
Gjeorgjia
Gjibraltari

Group E
Anglia
Zvicrra
Sllovenia
Estonia
Lituania
San Marino

Group F
Greqia
Hungaria
Romania
Finlanda
Irlanda Veriore
Islanda

Group G
Rusia
Suedia
Austria
Mali I Zi
Moldavia
Lihtenshtajni

Group H
Italia
Kroacia
Norvegjia
Bullgaria
Azerbaixhani
Malta

Group I
Portugalia
Danimarka
Serbia
Armenia
Shqiperia
*Franca (Ekipet e Grupit I do te luajne nga dy ndeshje me Francen, ne forme miqesore, pa vlere pikesh. UEFA ka vendosur t’ia garantoje vendit nikoqir miqesore me ekipet e grupit te fundit, por e perserisimi pa vlere pikesh). 

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment