Saturday, February 22, 2014

Abedin Januzaj: Adnani s’luan në miqësore

Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj nuk do te luaje per Kosoven ne ndeshjen e pare miqesore nderkombetare muajin e ardhshem, ka konfirmuar babai i tij, Abedini.
Kosova ka marre leje nga FIFA te zhvilloje duele miqesore, dhe tashme ka aranzhuar kundershtarin e pare. Haiti do te paraqitet ne Mitrovice me 5 mars dhe se fundmi raportohej se Kosova i ka bere ftese Januzajt qe te luaje per ekipin e selektorit Albert Bunjaku.
Por, babai i tij, Abedini ka konfirmuar se biri i tij ende nuk ka perzgjedhur se cilin shtet do ta perfaqesoje.
“Kam lindur atje dhe do te doja qe biri im te luante per Kombetaren e vendit tim. Por, çeshtja eshte delikate sepse Federata e Kosoves nuk eshte ende anetare e FIFA’s”, deklaroi Abedin Januzajn per televizionin KTV.
“Ndoshta nje dite Adnani do te luaje per Kosoven, por tani per tani, kjo nuk do te ndodh. Dhe kemi kohe te mjaftueshme per te menduar per gjithçka”.
Selektori i Anglise, Roy Hodgson ka deklaruar se fundmi se vazhdon te jete i interesuar per perfshirjen e Januzajt ne skuadren e tij edhe pse ai nuk do te jete ne dispozicion – ne baze te rregulles se shtetesise – para Kampionatit boteror 2018.

 /lajmi.net

No comments:

Post a Comment