Sunday, February 23, 2014

Ndahen Blero-Teuta

Çifti i njohur Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharremi – Blero, thuhet se jane shkurorezuar. Burime te KosovaPress brenda Gjykates bejne te ditur se ata tashme i kane dhene fund marteses se tyre, te pakten sipas letrave.
Sipas procedurave, te dy jane pajtuar qe t’i japin fund marteses dhe tashme e kane nenshkruar. I kontaktuar nga KosovaPress, Blero e ka mohuar nje gje te tille.
“Kjo eshte e re per mua, nuk eshte aspak e vertete, disa fjale qarkullojne por tash çfare te bejme, ne njerezve nuk mund te ju mbyllim gojen, sot po e degjoj kete”, ka thene ai.
I pyetur se ne perkujdesje te kujt ka mbetur vajza dhe a kane perfunduar procedurat e shkurorezimit, ai nuk pranon te flet per to. “Jo, kjo nuk eshte aspak e vertete”, ka thene ai.
Por, edhe njerez te afert me ta flasin per ndarjen e tyre, madje bejne me dije se Tara, vajza e tyre, ka mbetur nen kujdesin e se emes.

No comments:

Post a Comment