Sunday, February 23, 2014

Shqiptaret qe luftojne ne Siri i pret burgu edhe ne Shqiperi


Pas krijimit te Projektligjit nga Qeveria e Kosoves per denimin e atyre shtetasve qe luftojne jashte vendit, nje gje e tille pritet ta beje edhe shteti i Shqiperise.
Institucionet e Shqiperise pritet te ndryshoje Kodin Penal, duke e cilesuar angazhimin e shtetasve shqiptare per te luftuar ne Siri apo ne konflikte te ngjashme si veper penale.
Top Channel ka mesuar se  Projektligji eshte duke marre formen e tij perfundimtare nga nje grup deputetesh, mes te cileve eshte edhe Kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ata propozojne  miratimin e disa dispozitave qe penalizojne shtetasit shqiptare, te cilet pa pasur shtetesine apo vendbanimin ne shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qene pjese e formacioneve te rregullta ushtarake te paleve nderluftuese, marrin pjese ne konflikte te armatosura.
Inicuesit e Projektligjit pritet t’i propozoje Parlamentit denimin me mbi dhjete vjet burg per ata persona te cileve u provohet pjesemarrja ne luftera te tilla.
Siç raporton Top Channel, thelbi propozimit, i cili ka marre edhe bekimin e partnereve nderkombetare te sigurise, eshte ky: “Shtetasit shqiptare, qe nuk kane njekohesisht dhe shtetesine e ndonjeres prej paleve nderluftuese ne konflikte te armatosura qe zhvillohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ketej e tutje do te denohen me masa te konsiderueshme burgimi”.
Nje burim prane grupit te punes, po ashtu, i ka deklaruar Top Channel se “kronikat dhe faktet e fundit te raportuara nga Siria per shtetas shqiptare qe marrin pjese apo kane humbur dhe jeten ne luftimet qe zhvillohen ne ate shtet, kane sjelle ne vemendjen e autoriteteve dhe ligjvenesve shqiptare nevojen urgjente per nderhyrje ne Kodin Penal”.
/lajmi.net

No comments:

Post a Comment